frash formoi shtabin rinor qendror 686abc402ba75

FRASH formoi Shtabin Rinor Qendror

July 6, 2025
1 minut lexim

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka mbajtur mbledhje ku është formuar zyrtarisht Shtabi Rinor Qendror dhe janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, të përbërë nga përfaqësuesit e degëve të FRASH.

Viola Ramadani nga FRASH, ka njoftuar se gjatë mbledhjes janë zgjedhur edhe shefat e shtabit për zonat zgjedhore, duke e konsideruar këtë hap si një sinjal të qartë për organizimin dhe angazhimin e të rinjve në skenën politike shqiptare.

“Rinia është forca që ndërton të ardhmen. Sa më shumë dije, guxim e dashuri të ketë në zemrën e saj, aq më i ndritur bëhet nesërmi,” ka deklaruar Ramadani, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përparuar.

Ajo ka shtuar se rinia nuk është thjesht një periudhë e jetës, por një energji që kur ndizet me ideal, bëhet dritë për gjithë kombin.

Me këtë strukturim të ri, FRASH synon një mobilizim më të madh të të rinjve për zgjedhjet lokale, si dhe në funksion të sfidave politike dhe shoqërore që i presin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kemi rritje te eksportit ndertimtaria dhe turizmi garantojne rritje te bpv se dhe standard me te mire per qytetaret thote mickoski 686ab8f83df28
Lajmi i mëparshëm

Kemi rritje të eksportit, ndërtimtaria dhe turizmi garantojnë rritje të BPV-së dhe standard më të mirë për qytetarët, thotë Mickoski

dua lipa tregon format perfekte me bikini leopard shihni fotot ne instagram 686abde43c46b
Lajmi i radhës

Dua Lipa tregon format perfekte me bikini leopard, shihni fotot në Instagram

Të fundit nga

ShkoLartë