franca rihap ambasade ne damask rivendos marredhenie diplomatike me sirine macron vizite historike 6a4d3cf35fff5

Franca rihap ambasadë në Damask/ Rivendos marrëdhënie diplomatike me Sirinë, Macron vizitë historike

July 7, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftuan se kanë rënë dakord të riemërojnë ambasadorët në vendet respektive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas më shumë se 10 vitesh.

Njoftimi u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Damask, në kuadër të vizitës historike të presidentit francez në Siri. Gjatë deklaratës së tij, al-Sharaa e cilësoi takimin si një “moment historik” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Franca mbylli ambasadën e saj në Siri në vitin 2012, në kulmin e luftës civile, ndërsa e rihapi atë simbolikisht në fillim të vitit 2025. Vizita e Macronit është e para e një presidenti francez në Siri në afro dy dekada dhe konsiderohet një sinjal i rëndësishëm i afrimit diplomatik me autoritetet e reja siriane.

Megjithate pertej zhvillimeve pozitive ne marrdheniet diplomatike mes dy vendeve, vizita e Macon u zhvillua nen hijen e nje incidenti te rende sigurie. Dy shperthieme tronditen kete tem arte  kryeqytetin Sirian te Damaskut duke plagosur te pakten 18 persona sipas asaj qe njoftoi Ministria E Brendshme Siriane.

Ky ishte sulmi i dytë në Damask brenda një jave dhe përbën një sfidë për administratën e presidentit Ahmad al-Sharaa, e cila po përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi vendin pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad nga grupet kryengritëse në fund të vitit 2024.

Megjithëse autoritetet e reja janë përballur me shpërthime të herëpashershme dhune në pjesë të ndryshme të vendit, Damasku kishte mbetur kryesisht i qetë gjatë muajve të fundit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri rama dhe bashkeshortja ne ankara priten nga erdogan dhe zonja e pare 6a4d3c90269d9
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan dhe Zonja e Parë

jennifer lopez terheq gjithe vemendjen gjate nje mbremjeje ne paris 6a4d3dc34025d
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez tërheq gjithë vëmendjen gjatë një mbrëmjeje në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë