franca kerkon perjashtimin e vererave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e trumpit 688b1ee48502d

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

July 31, 2025
1 minut lexim

Parisi po kërkon përjashtimin e sektorit të verës dhe pijeve alkoolike nga tarifat e reja amerikane, bëri të ditur të mërkurën Ministri i Tregtisë së Jashtme të Francës, Laurent Saint-Martin, pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-së dhe BE-së.

“Ajo që po kërkojmë shumë qartë është një përjashtim për sektorin e verës dhe pijeve alkoolike, përveç sektorit të aeronautikës,” tha Saint-Martin pas një takimi me përfaqësues të industrive të prekura nga marrëveshja, e cila parashikon tarifa 15% për shumicën e produkteve evropiane të eksportuara në SHBA që nga 1 gushti.

Franca eksporton çdo vit verëra dhe pije alkoolike në Shtetet e Bashkuara me një vlerë rreth 4 miliardë euro.

“Shpresoj që tarifa të mos kalojë nivelin 15%, që është një kufi real, dhe që për disa sektorë ajo të jetë zero. Mendoj veçanërisht për sektorin e verës, i cili po përballet me probleme të mëdha për shkak të uljes së prodhimit dhe rënies së konsumit,” deklaroi Ministrja Franceze e Bujqësisë, Anne Genevard.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritjet deri ne pese minuta kjo eshte gjendja ne pikat kufitare 688b1dbbaa795
Lajmi i mëparshëm

Pritjet deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

koalicioni vlen bdi tashme ka bere nje kapitullim zgjedhor nuk ka kandidatet e vet ne zgjedhje shpreson ne meshiren e seles dhe taravarit 688b21f051d59
Lajmi i radhës

Koalicioni “Vlen”: BDI tashmë ka bërë një kapitullim zgjedhor, nuk ka kandidatët e vet në zgjedhje, shpreson në mëshirën e Selës dhe Taravarit

Të fundit nga

ShkoLartë