franca i bashkohet kater vendeve te tjera dhe njeh zyrtarisht palestinen macron konfirmon vendimin ne okb 68d1a8a8281ea

Franca i bashkohet katër vendeve të tjera dhe njeh zyrtarisht Palestinën, Macron konfirmon vendimin në OKB

September 22, 2025
1 minut lexim

Siç ishte parashikuar, Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar sot se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një vale vendesh, si Brirtania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë javëve të fundit.

Deklarata erdhi gjatë fjalimit të Macron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidenti theksoi se njohja e shtetësisë palestineze është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes me dy shtete dhe paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Ai shtoi se më shumë detaje do të jepen në vijim.

Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë filluar të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet, në mes të krizës së thelluar në Rripin e Gazës dhe tensioneve të vazhdueshme izraelito-palestineze.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmi me ransomware shkakton nderprerje ne aeroportet evropiane 68d1a703363a0
Lajmi i mëparshëm

Sulmi me `ransomware` shkakton ndërprerje në aeroportet evropiane

shkarkoi zv ministrin se piu cigare ne lokal kociushkelje e pajustifikuar e ligjit 68d1abb31f004
Lajmi i radhës

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

Të fundit nga

ShkoLartë