fotot me te keqijte e me te keqijve 6 shqiptare te rrezikshem arrestohen nga departamenti amerikan i sigurise kombetare ja per cfare akuzohen 693a056a39e8b

FOTOT/ “Më të këqijtë e më të këqijve”, 6 shqiptarë të rrezikshëm arrestohen nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, ja për çfarë akuzohen

December 11, 2025
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave.

Në listën “më të këqinjtë”, përfshihen edhe gjashtë shtetas me origjinë shqiptare.

Sipas deklaratës zyrtare, nënsekretarja Noem thekson se agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke nisur nga individët me historikun më të rënduar kriminal.

“Po çojmë përpara premtimin e Presidentit Trump, duke synuar së pari elementët më problematikë”, thuhet në njoftim.

Mes personave të arrestuar rezultojnë:

Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni.

Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork.

Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah.

Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni.

Nga Kosova janë përfshirë në listë edhe: Nikollë Lleshaj dhe  Besart Hoxha.

Sipas njoftimot,  publikimi i këtyre emrave vjen si pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e personave të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA.

FOTO GALERI
1/7

IMG 7950


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja si ndryshon renditja pas raundit te gjashte ne champions league 693a04950398b
Lajmi i mëparshëm

Ja si ndryshon renditja pas raundit të gjashtë në Champions League

peci ne kater vitet e fundit kosova ka shenuar zhvillimin me te hovshem ne bujqesi 693a059df3264
Lajmi i radhës

Peci: Në katër vitet e fundit, Kosova ka shënuar zhvillimin më të hovshëm në bujqësi

Të fundit nga

Liverpooli çmendet për Diomanden

Liverpool është i përgatitur të thyejë bankën për të siguruar transferimin e supertalentit të RB Leipzig-ut, Yan Diomande, duke vendosur në tavolinë një ofertë prej 100 milionë eurosh për 19-vjeçarin nga Bregu
ShkoLartë