fotolajm per here te pare takim bilateral mes qeverise shqiptare dhe italiane cfare nuk u pa ne mbledhjen e mbajtur ne rome 69163486b94ec

FOTOLAJM/ Për herë të parë takim bilateral mes qeverisë shqiptare dhe italiane, çfarë nuk u pa në mbledhjen e mbajtur në Romë

November 13, 2025
1 minut lexim

Për herë të parë në historinë e miqësisë mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia mbajtën një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, ku firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Meloni i konsideroi shqiptarët komb europian, ndërsa Rama tha se Italia mund të na kërkojë çfarë të dojë. Dhe e gjithë, mbledhja e përbashkët u bë pa përkthim, sepse gjuha zyrtare ishte ajo italiane. Ministrat firmosen një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria, infrastruktura dhe shëndetësia.

Një ditë historike, e cilësuan të dy kryeministrat duke dhënë mesazhe për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve fqinje.

Takimi në Romë do të pasohet nga një tjetër tryezë e përbashkët, që sipas kryeministres Meloni, do të ketë në fokus kryesor “Korridorin 8”.

Një ditë e gjatë në Romë, mes atmosferës politike domethënëse dhe simbolikës historike të marrëdhënieve mes dy vendeve, u mbyll me një faqe të re bashkëpunimi dhe një përqafim të ngrohtë mes dy kryeministrave.

 

FOTO GALERI
1/36

WhatsApp Image 2025 11 13 at 13.23.21 1


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

belgjika mbeshtet fuqishem kosoven ne rrugen e saj euroatlantike 691633e06d300
Lajmi i mëparshëm

Belgjika mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën e saj euroatlantike

fusha magnetike e tokes ka vrime mbi 11 milione km katrore dhe ajo po rritet 691634b2cc1c8
Lajmi i radhës

​Fusha magnetike e Tokës ka vrimë mbi 11 milionë km katrorë dhe ajo po rritet

Të fundit nga

Rritje e re lineare me pensionin e marsit

109 Shkup, 1 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se në prill, me pensionin e marsit, do të ketë një rritje lineare të pensioneve.  Në një deklaratë për mediat të dhënë sot

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e
ShkoLartë