foto zhduket 15 vjecari nga gjirokastra familjaret kerkojne ndihme per gjetjen e tij u nis pa para drejt tiranes mund 68dc3287816e4

Foto/ Zhduket 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës, mund…

September 30, 2025
1 minut lexim

Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.

I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.

Familjarët shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë. Aktualisht, policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin që ka marrë adoleshenti, por deri tani pa rezultat.

Apeli i familjes: “Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kfor vendos 114 tabela pergjate kufirit kosove serbi ndihmojne ne uljen e rrezikut te kalimeve aksidentale 68dc31e0da670
Lajmi i mëparshëm

KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

shkencetaret krijojne embrione nga adn ja e lekures njerezore 68dc32b8d54ef
Lajmi i radhës

Shkencëtarët krijojnë embrione nga ADN-ja e lëkurës njerëzore

Të fundit nga

ShkoLartë