foto sa 1000 fjale analisti nga shqiperia godet ramen e ldk ne kujt do te ja merrte mendja se 68f360404ae8d

“Foto sa 1000 fjalë”, analisti nga Shqipëria ‘godet’ Ramën e LDK-në: Kujt do të ja merrte mendja se…

October 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari në detyrë i Prishtinës dhe kandidati tashmë në balotazh për mandat të dytë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë pjesë dje në protestën e organizuar nga veteranët në mbështetje të ish- ushtarëve të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale.

I shoqëruar edhe nga djali i ish- presidentit Hashim Thaçi, Rama shihej i buzëqeshur, ndërsa në shkrimin e tij në Facebook, ai shkroi se sheshi i Tiranës ka një zë.

“Sot, ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë!

Sot, ky shesh është zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë!

Në këtë shesh, përkulemi me mirënjohje para atyre që rrokën pushkën për nder, për tokë, për gjuhë.

Sot, jemi bashkë për t’i dhënë zë asaj të vërtete që s’mund të heshtet: Se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare! Se gjaku i djemve e vajzave të UÇK-së është themel i shtetit të Kosovës dhe forca e gjallë e qenies shqiptare në Ballkan.

Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Rama.

E ndaj pjesëmarrjes së tij ka reaguar analisti nga Shqipëria, Milaim Nela, i cili fotografinë e tij në protestë e cilëson si “foto që flet sa 1000 fjalë”.

Tutje, ai shkroi se “kujt do të ja merrte mendja se LDK-ja e Ibrahim Rugovës bie në llom kaq poshtë!?”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ranieri tha se me urrente si kundershtar rrefehet kapiteni i romes zenkat e mia me spallettin ja si qendron e verteta 68f360339f6c2
Lajmi i mëparshëm

“Ranieri tha se më urrente si kundërshtar”/ Rrëfehet kapiteni i Romës: Zënkat e mia me Spallettin? Ja si qëndron e vërteta

u perfshi ne nje aksident te rende nje muaj me pare ne vlore nderron jete ne spitalin e traumes ne tirane 22 vjecari 68f360e51641b
Lajmi i radhës

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 22-vjeçari

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë