foto ngjarja e rende ne pogradec kush eshte autori i dyshuar i abuzimit te 12 vjecares ne pogradec kishte njohje familjare me te mituren 69547f6477f4f

FOTO/ Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën

December 31, 2025
1 minut lexim

Ky që shihni në foto është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec.

Rushan Selko është identifikuar dhe arrestuar nga policia rreth ngjarjes së rëndë.

Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lorna xheloze per marredhenien e mirit me selin cfare po ndodh mes tyre 69546bb36e64b
Lajmi i mëparshëm

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre?

dita e fundit e vitit 2025 cka thone shenjat per sot 6954c011df4ab
Lajmi i radhës

Dita e fundit e vitit 2025, çka thonë shenjat për sot

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë