foto me arme dhe mesazhe kercenuese cfare postonte ne rrjete sociale autori i vrasjes se 14 vjecarit ne maliq 689e73534d6c0

Foto me armë dhe mesazhe kërcënuese, çfarë postonte në rrjete sociale autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

August 15, 2025
1 minut lexim

Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar përpara sherrit në lokal publikonte foto me armë zjarri në rrjete sociale.

Tashmë janë bërë publike dy foto të të miturit, i cili po ashti kishte një tatuazh me armë zjarri në dorë. Përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i mituri me iniciale E. G., i shoqëronte me shkrime kërcënuese.

 “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, shkruan në një foto teksa konsumon cigare.

“Mos më kërko un nuk vi”, shkruan në foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.

Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.

Autori ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen, teksa enigmë mbeten shkaqet që kanë sjellë agravimin e situatës.
Të dy të miturit nuk janë nga fshati Pirg, por nga zona afërsi të tij.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.

Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.

Viktima me iniciale E. XH., ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori me iniciale E. G., ka dëmtime, por jo me thikë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi gjithmonë ka qenë simbol i dinjitetit dhe vendosmërisë së qytetarëve të tij

luis enrique i shpeton ndeshkimit per goditjen me shuplake te joao pedros 689e73ca95733
Lajmi i radhës

Luis Enrique i shpëton ndëshkimit për goditjen me shuplakë të Joao Pedros

Të fundit nga

ShkoLartë