foto lajm ivanka trump ne vlore vajza e presidentit te shba vizite ne zonen bregdetare te porto novos 6970d7a40532b

Foto-lajm/ Ivanka Trump në Vlorë, vajza e presidentit të SHBA vizitë në zonën bregdetare të Porto Novos

January 21, 2026
1 minut lexim

Rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortën e saj, ka mbërritur në qytetin e Vlorës Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pasi ka kaluar në zonën e rrugës Transballkanike, eskorta e Ivanka Trump është drejtuar përgjatë Lungomares dhe më pas në zonën e Ujit të Ftohtë, ku është akomoduar në një nga hotelet e asaj zone. Ivanka Trump ka qëndruar rreth gjashtë minuta në ambientet e hotelit dhe më pas, së bashku me eskortën e saj dhe forcat e Policisë së Vlorës, është larguar sërish.

Më tej, ajo është drejtuar në zonën e Novoselës, konkretisht pranë Hidrovorit, dhe për të vijuar më pas drejt zonës së Zvërnecit. Në itinerarin e saj ka qenë gjithashtu edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo.

Në këto momente, Ivanka Trump raportohet se ndodhet ende në këtë zonë. Ndërkohë, axhenda e saj për ditën e sotme apo për ditën e nesërme nuk është bërë publike nga përfaqësuesit e saj.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe wolves ne gare per lojtarin shqiptar 6970d6f9737e7
Lajmi i mëparshëm

Edhe Wolves në garë për lojtarin shqiptar

liria ka emer therret proteste me 17 shkurt drejtesi jo politike 6970d8031b307
Lajmi i radhës

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt: Drejtësi, jo politikë

Të fundit nga

ShkoLartë