foto konflikti i interesit me tekstet shkollore kumbaro zevendeson drejtoreshen e arsimit parauniversitar zv ministrja osmani i mbijeton shkarkimit 68dbfa4431247

Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit

September 30, 2025
1 minut lexim

Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.
Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.

Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.

Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.

Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me 12 tetor nis zbatimi i rregullave te reja per hyrje ne be 68dbf9a1862d0
Lajmi i mëparshëm

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

termeti me magnitude 6 9 godet filipinet paralajmerim per cunami 68dbfab5caacf
Lajmi i radhës

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Filipinet, paralajmërim për cunami

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë