Martin Dulaj, Klejdi Myftari, Anxhelo Ruçi janë tre viktimat e aksidentit të parë që ka ndodhur në orët e para të vitit 2026.
Dy makinat janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Mjeti tip Volksëagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.
Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor.
Martin Dulaj udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


