forumi i davos von der leyen eshte koha per te ndertuar nje evrope te re dhe te pavarur 696f86986e6f8

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se tronditjet gjeopolitike duhet të shihen si një mundësi për Evropën dhe jo thjesht si sfida. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ajo e përshkroi ndryshimin që po ndodh në botë si një “ndryshim sizmik” dhe një rast për të ndërtuar një “formë të re të pavarësisë evropiane”.

“Ky nuk është një reagim ndaj ngjarjeve të fundit, por një imperativ strukturor që ka ekzistuar për shumë kohë. Nëse ky ndryshim është i përhershëm, edhe Evropa duhet të ndryshojë përgjithmonë. Është koha për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian zgjedh “tregtinë e drejtë mbi tarifat, partneritetin mbi izolimin dhe qëndrueshmërinë mbi shfrytëzimin”.

Von der Leyen tha se Evropa është “plotësisht e angazhuar” për sigurinë e Arktikut, ndwrsa kritikoi tarifat shtesë të propozuara nga presidenti Trump, duke thwnw se “janw tw gabuara”, transmeton RTSH.

“Përgjigjja e Evropës do të jetë e palëkundur, e bashkuar dhe proporcionale. Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Groenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës. Sovraniteti i tyre është i panegociueshëm,” tha von der Leyen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trusti vjen me nje njoftim per kontribuuesit 696f8687cb1de
Lajmi i mëparshëm

Trusti vjen me një njoftim për kontribuuesit

trump po kalon vijat e kuqe kryeministri belg me deklarata te forta ndaj presidentit amerikan jemi drejt fundit te epokes 80 vjecare te atlantizmit 696f884db2d3e
Lajmi i radhës

“Trump po kalon vijat e kuqe”/ Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës 80-vjeçare të Atlantizmit

Të fundit nga

ShkoLartë