661383828 10242431200944733 6700208839243884591 n

Forcohet bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në prokurimin publik

April 2, 2026
1 minut lexim

Një delegacion zyrtar nga Mali i Zi zhvilloi një vizitë dyditore në Maqedonia e Veriut, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e prokurimit publik.

Delegacioni, i udhëhequr nga kryetari Rade Tabash, u prit nga Komisioni Shtetëror për Ankesat në Prokurimin Publik dhe kryetari Bujar Sulejmani, ku gjatë takimeve të zhvilluara më 30 dhe 31 mars 2026 u diskutuan çështje kyçe që lidhen me funksionimin dhe përmirësimin e procedurave të prokurimit publik.

Në fokus të diskutimeve ishin procedurat për shqyrtimin e ankesave, sfidat në zbatimin e legjislacionit përkatës, si dhe mënyrat për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në këtë sektor. Të dyja palët ndanë përvojat dhe praktikat më të mira, duke vënë theks të veçantë në avancimin e kapaciteteve institucionale.

Gjatë vizitës, u theksua edhe rëndësia e identifikimit të mundësive për projekte të përbashkëta dhe aktivitete të koordinuara në të ardhmen, me synim modernizimin dhe rritjen e besimit në sistemin e prokurimit publik.

Si pjesë e agjendës, u organizua edhe një drekë pune, e cila shërbeu për thellimin e bashkëpunimit përmes komunikimit joformal mes përfaqësuesve të institucioneve.

Në përfundim, të dy institucionet shprehën kënaqësinë për vizitën dhe konfirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, me qëllim sigurimin e procedurave më transparente, efikase dhe të drejta në prokurimin publik.

https://www.facebook.com/share/p/1TsfexSnaS/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

WhatsApp Image 2026 04 02 at 10.24.07 AM 3
Lajmi i mëparshëm

Leandro Maksutaj super talenti shqiptar në ekipin e parë të FC Winterthur në Super Ligën zvicerane

MICKOSKI
Lajmi i radhës

VMRO: Ristoska fliste për dobësitë e sistemit gjyqësor, pjesë e së cilës ishte edhe vetë ajo

Të fundit nga

ShkoLartë