forcat e armatosura 113 vjet begaj kane arritur te jene ne lartesine e detyres 6931407ba3b71

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

December 4, 2025
1 minut lexim

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura.



Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se FA kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës.

Begaj shtoi se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, shkruan Begaj.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini zbulon prapaskenat ja pse takimi me te derguarin dhe dhendrin e trump zgjati me shume se pritej 69313d84b9d0e
Lajmi i mëparshëm

Putini zbulon prapaskenat: Ja pse takimi me të dërguarin dhe dhëndrin e Trump zgjati më shumë se pritej

mbani shtepite te ngrohta me nje zakon te thjeshte nuk do tju kushtoje asnje qindarke 693143b294a99
Lajmi i radhës

Mbani shtëpitë të ngrohta me një zakon të thjeshtë, nuk do t’ju kushtojë asnjë qindarkë

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë