fondi per sigurim pensional dhe invalidor vendos sms njoftim per vendimet per pension 688870cf0e5aa

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor vendos SMS-njoftim për vendimet për pension

July 29, 2025
min lexim

Shkup, 29 korrik – Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut prej sot fillon me shërbimin e ri për njoftimin e qytetarëve përmes SMS-mesazheve për marrjen e vendimeve për pension. Çdo qytetar që ka dorëzuar kërkesë për të drejtën e pensionit do të marrë mesazh me informacione se ku dhe kur mund ta marrë vendimin e përgatitur.

Siç informojnë nga Fondi, kjo risi është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë dhe përditësimit të shërbimeve, si dhe për uljen e rërmujës dhe pritjet e panevojshme në sportele.

SMS-mesazhin që do ta marrin qytetarët do të jetë: “Vendimi juaj me nr. хххххххххххххх është përgatitur. Mund ta tërhiqni atë në Filialen/Degën e FSPIMV ku është dorëzuar kërkesa”.

Përveç kësaj risie, Fondi informon se është vendosur edhe një Koll Qendër e re përmes së cilës qytetarët mund të marrin informata për statusin e rastit ose kërkesës së dorëzuar, si dhe për shërbimet për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit familjar, pensionit invalidor, shumës minimale të pensionit, realizimin e të drejtës me zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, orarin e shkurtuar të punës, ndryshimin e vendit të punës, rrezikun e menjëhershëm nga invaliditeti, përcaktimin e statusit të personave të siguruar si fermerë, sigurimin e zgjatur, personat e dërguar jashtë vendit dhe të punësuar jashtë vendit, kategoritë e veçanta të personave të siguruar si persona fetarë, ushtrimin e të drejtave për personat e siguruar me stazh të beneficuar, kufizimet nga pensioni, kushtet për ushtrimin e të drejtës së akomodimit në një shtëpi pleqsh.

Plotësisht, përmes portalit kombëtar uslugi.gov.mk, janë të arritshme 13 shërbime elektronike dhe atë: kërkesë për realizimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – punëtorë të dërguar jashtë vendit,  kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – zyrtarë fetarë, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – bujk individual, kërkesë për lëshimin e vendimit për përcaktimin e statusit të personit të siguruar – sigurim i zgjatur, kërkesë për lëshimin e konstatimit, vlerësimit dhe mendimit për të drejtat nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës, lëshimin e konstatimit, vlerësimit dhe mendimit në përputhje me dispozitat e Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, vërtetim i pensioneve të paguara në periudha, vërtetim i pensioneve të paguara dhe kufizimeve të bëra nga pensionet, shqyrtim i tatimit mbi të ardhurat e llogaritura dhe të paguara për të ardhurat e paguara nga pensioni, vërtetim i llogarisë bankare, vërtetim i përfituesit të pensionit pa të dhëna për shumën e pensionit.

Në fazën e testimit janë edhe shërbimet e reja, siç janë kërkesat për realizimin e të drejtës së pensionit familjar, kërkesa për realizimin e të drejtës së pensionit invalidor, kërkesa për realizimin e të drejtës së kompensimit në para për lëndime trupore, lësihmi i një vendimi të dyfishtë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

princi william dhe kate middleton po kerkojne vendbanim te ri nje opsion se ku mund te zhvendosen 688867cbcb334
Lajmi i mëparshëm

Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

fond 21 mln euro per mbrojtjen nga zjarri ne 2025 instituti i bashkive eshte i kufizuar shkon per rroga e karburant 68887a6b343e9
Lajmi i radhës

Fond 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025, Instituti i Bashkive: Është i kufizuar, shkon për rroga e karburant!

Të fundit nga

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka urdhëruar Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të nisë një shqyrtim mbarëkombëtar të mashtrimeve të mundshme me votuesit që përfshijnë shtetas amerikanë të natyralizuar, raportoi CNN
ShkoLartë