fondi apelon denonconi barnatoret qe refuzojne ilacet me recete 6a4ced5a4c715

Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë

July 7, 2026
1 minut lexim
barnatore 780x439 1

Çdo barnatore duhet të ketë ilaçet që janë në listën pozitive dhe që lëshohen me recetë, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Sasho Klekovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Fond, përmes email-it informativ ose formularit të informacionit, nëse një barnatore refuzon të japë një ilaç me recetë.

“Çdo ilaç në listën pozitive duhet të lëshohet me recetë”, shtoi Klekovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri, në të cilën prezantoi zgjerimin e ri të listës pozitive me tre ilaçe të reja antikoagulante – enoksaparinë, nadroparinë dhe rivaroksaban.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ermal mamaqi dhe ami zgjedhin bodrumin per pushimet verore 6a4ce9604de98
Lajmi i mëparshëm

Ermal Mamaqi dhe Ami zgjedhin Bodrumin për pushimet verore

zelensky ben thirrje nga ankaraja ukraina te anetaresohet ne nato 6a4cff475e033
Lajmi i radhës

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Të fundit nga

Trump mbërrin në Ankara, pritet nga Erdogan

Siç ju njoftuam më herët, Volodymyr Zelenskyy kishte mbërritur në Ankara për samitin e NATO-s. Tashmë edhe Donald Trump ka mbërritur në qytetin turk me avionin presidencial Air Force One, përcjell Bota
ShkoLartë