foltorja e pd para kryeministrise policia bllokon disa akse 695284170d283

‘Foltorja’ e PD para Kryeministrisë, Policia bllokon disa akse

December 29, 2025
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në ‘Foltoren’ e ditës së sotme të PD nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e enjtja dite pushimi per te gjithe 69527790b4aee
Lajmi i mëparshëm

E enjtja ditë pushimi për të gjithë

kok u miraton listen per 10 bursiste shpresa olimpike 2026 6952847530b6d
Lajmi i radhës

KOK-u miraton listën për 10 bursistë ‘Shpresa Olimpike 2026’

Të fundit nga

ShkoLartë