fol mk qytetaret e bejne per pese pare taravarin foto 689e4dd2c9927

FOL.MK / Qytetarët e bëjnë për “pesë pare” Taravarin! (Foto)

August 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 gusht – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka publikuar një status në Facebook duke shkruar, “Frika të tjetërson realitetin… kur ajo i kontrollon njerëzit, asgjë që ata bëjnë dhe thonë Nuk Ka Vlerë ose shkurt: SVLEN!”.

Megjithatë, postimi i tij ka ngjallur një lumë reagimesh nga komentuesit, të cilët e kritikuan ashpër dhe e akuzuan për hipokrizi.

“Sa më duket ju i pari e gjeni veten në këtë status”, ka komentuar një qytetar.

Një tjetër ka shkruar: “Pse ishe ministër 1 vjet kur nuk paska vlejt? 3 muajt e parë e shihshe se s’ka gjë dhe dilshe, por i ke merak fotelet”.

Ndërsa një tjetër koment ironik i drejtohet: “Kurto Dudushi a vlen?”.

Komentet tregojnë pakënaqësi të madhe ndaj Taravarit, i cili pas daljes nga koalicioni VLEN është afruar me BDI-në, duke shkaktuar zhgënjim te një pjesë e elektoratit që më herët e kishte mbështetur.//FOL.MK

c8aa69bb 0e2c 4b7f 9191 931e040ea5ca
59c6a68e 4d4c 4edb adb2 29032866f025
11db642b cbc7 4fb8 b2c2 a7f65375c945

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas largimit te tdp se nga fronti evropian mexhiti koalicioni opozitar meriton emrin aleanca kombetare per interes 689e48c2992ee
Lajmi i mëparshëm

Pas largimit të TDP-së nga “Fronti Evropian”, Mexhiti: “Koalicioni opozitar” meriton emrin “Aleanca Kombëtare për Interes”

debatet qe cuan ne tragjedi si u vra 14 vjecari ne maliq 689e573351c55
Lajmi i radhës

Debatet që çuan në tragjedi, si u vra 14 vjeçari në Maliq

Të fundit nga

ShkoLartë