fol me kryeministrin rama prezanton hapesiren e re te komunikimit te drejtperdrejte me qytetaret 6af02ea91ac36

“Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton hapësirën e re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët

November 8, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përmes një postimi në Facebook një hapësirë të re komunikimi të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes tij dhe qytetarëve.

Sipas prezantimit, kjo hapësirë është menduar veçanërisht për studentët, por do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të komunikojë me kryeministrin, duke parashtruar pyetje, duke shprehur kritika, duke ngritur shqetësime apo duke paraqitur propozime.

Platforma ofron katër kategori kryesore komunikimi: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave qytetarët mund të përcjellin mendimet dhe kërkesat e tyre.

“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.

Përmes butonit “Shkruaj”, të interesuarit mund të dërgojnë mesazhet e tyre, ndërsa në platformë është vendosur edhe një rubrikë që shpjegon arsyen e krijimit të kësaj hapësire.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtate raste dhune ne familje raportohen vetem gjate se shtunes 6af02e22f2990
Lajmi i mëparshëm

Shtatë raste dhune në familje raportohen vetëm gjatë së shtunës

gjermania ndalon dergimin e sistemeve patriot ne ukraine nuk mund te rrezikojme mbrojtjen tone 6af02eb7eac5a
Lajmi i radhës

Gjermania ndalon dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë: Nuk mund të rrezikojmë mbrojtjen tonë

Të fundit nga

Sofia Vergara shkëlqen në festën e LACMA Gala

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka qenë ndër emrat e njohur që morën pjesë në mbrëmjen prestigjioze të LACMA Art+Film Gala 2026, e mbajtur në Los Angeles. Ylli i serialit “Modern Family” ndau
ShkoLartë