fokus funksionari i bdi se akuzohet per zjarret e pardjeshme ne shutke 68713d8d8d8ce

FOKUS: Funksionari i BDI-së akuzohet për zjarret e pardjeshme në Shutkë

July 11, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme dyshon një funksionar të opozitës së BDI-së për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit.

Siç mëson “Fokus”, bëhet fjalë për kryetarin e degës partiake në Shuto Orizare, në shtëpinë e të cilit policia tashmë ka kryer bastisje. Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë bastisjes janë gjetur mjete piroteknike dhe materiale të tjera të ndezshme, si dhe i është konfiskuar telefoni mobil për ekspertizë.

Burime policore kanë informuar “Fokus”-in se, ndër të tjera, po hetohet edhe dyshimi se ai është i lidhur me zjarrin në deponinë e mbeturinave në Vizbeg, pasi që zotëron pronë ngjitur me parcelën e djegur.

Sipas shkrimit të “Fokus”-it, bëhet fjalë për një funksionar të “integristëve” në nivel lokal me inicialet I.L., vëllai i të cilit është shef kabineti i drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimi”, që është nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, të udhëhequr nga Danella Arsovska.

Lidhur me këtë rast, “Fokus” njofton se i është drejtuar zyrtarisht MPB-së, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje nëse janë zbuluar edhe prova të tjera që e lidhin personin e përmendur me zjarrvëniet në kryeqytet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i kuvendit afrim gashi nderon viktimat e gjenocidit ne srebrenice 68713b36c76cd
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

ashpersohen marredheniet shkup sofje zheljaskov mickoski te kerkoje falje 6871427c33178
Lajmi i radhës

Ashpërsohen marrëdhëniet Shkup – Sofje, Zheljaskov: Mickoski të kërkojë falje

Të fundit nga

ShkoLartë