fluturime te reja nga fundi i tetorit shkupi dhe ohri lidhen me 10 qytete evropiane 68f38ef50422a

Fluturime të reja nga fundi i tetorit: Shkupi dhe Ohri lidhen me 10 qytete evropiane

October 18, 2025
1 minut lexim

TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në Shkup dhe Ohër, do të ofrojnë këtë dimër 10 destinacione të reja, duke nisur nga fundi i tetorit 2025 dhe deri në mars të vitit 2026. Këtë e bëri të ditur Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

“Gjatë dimrit dy aeroportet do të jenë të lidhura me destinacione të reja si Bari, Stokholm, Bazel, Madrid, Larnaka, Pragë, Keln, Budapest, Neapoli, Milano dhe Zhenevë. Kjo do të ofrojë mundësi të reja për udhëtim dhe lehtësi për pasagjerët”, tha mes tjerash Kurt.

Në total, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ofrojë 49 destinacione të rregullta me 17 kompani ajrore dhe 13 destinacione charter, ndërsa Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër do të ketë pesë destinacione të operuara nga tre kompani.

Kurt theksoi se të gjitha linjat e reja janë rezultat i kërkesave të pasagjerëve dhe analizave të tregut, ndërsa TAV Maqedonia vazhdon të negociojë lidhje të drejtpërdrejta me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Mesme, si dhe të forcojë lidhjet me Spanjën dhe Britaninë.

Nga fillimi i vitit, të dy aeroportet kanë shërbyer mbi 2.5 milion pasagjerë, me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Destinacioni më i frekuentuar mbetet Stambolli, pasuar nga Bazeli, Frankfurti, Cyrihu dhe Vjena. TAV Maqedonia gjithashtu punon për investime të reja në kapacitetet e aeroportit, përfshirë zgjerimin e terminaleve, modernizimin e pikave të sigurisë dhe hapjen e zonave të reja për pasagjerët, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimeve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nese komplimentet te vene ne siklet me siguri ke ca nga keto defekte 68f3857aa6595
Lajmi i mëparshëm

Nëse komplimentet të vënë në siklet, me siguri ke ca nga këto defekte

bashkimi evropian konfirmoi realizimin e suksesshem te reformave digjitale 68f39614a7019
Lajmi i radhës

Bashkimi Evropian konfirmoi realizimin e suksesshëm të reformave digjitale

Të fundit nga

ShkoLartë