fluksi i automjeteve ne pikat e kalimeve kufitare 694ead216ef7f

​Fluksi i automjeteve në pikat e kalimeve kufitare

December 26, 2025
1 minut lexim

Gjendja e fluksit të qarkullimit të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare sot gjatë ditës është më e qetë krahasuar me ditët e kaluara.

Dheu i Bardhë dhe Muçibaba janë aktualisht dy pikat e kalimeve kufitare me pritje dhe kolona atë automjeteve.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar janë 10 minuta, me kolonën e gjatë të automjeteve prej 50 metrave. Ndërsa në dalje të kësaj pike pritjet janë po ashtu 10 minuta, me kolonën e gjatë 30 metra, raporton KosovaPress.

Pritje ka në hyrje të pikës së kalimit kufitar Muçibabë deri në 20 minuta, me kolonën e automjeteve deri në 150 metra. Ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar nuk ka pritje dhe as kolona, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

humbi jeten teksa luante futboll me miqte zbulohen detaje te reja nga vdekja e 42 vjecarit ne vlore dyshimet e mjekeve 694eacc40c628
Lajmi i mëparshëm

Humbi jetën teksa luante futboll me miqtë, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë, dyshimet e mjekëve

15 te plagosur ne sulmin me thike ne japonine qendrore 694ead33e5522
Lajmi i radhës

​15 të plagosur në sulmin me thikë në Japoninë qendrore

Të fundit nga

ShkoLartë