fluksi i automjeteve ne keto dy pika te kalimeve kufitare vazhdojne pritjet e gjata 68a8c7619596a

​Fluksi i automjeteve, në këto dy pika të kalimeve kufitare vazhdojnë pritjet e gjata

August 22, 2025
1 minut lexim

Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona, raporton KosovaPress.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është katërqind metra e gjatë dhe pritjet janë një orë, ndërsa në hyrje pritjet janë njëzet deri në tridhjetë minuta dhe ka kolona të automjeteve deri në dyqind metra, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqindepesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve njëzetepesë minuta, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë pesë minuta.

Kolona deri në njëqind metra ka edhe në Bërnjak, kur pritjet në dalje shkojnë deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne lungomare ne vlore makina perplaset me motorin 68a8c6f53ff05
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin

aksident ne vlore nje i plagosur 68a8c804c5081
Lajmi i radhës

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë