fluks udhetaresh ne kakavije policia kufitare po punojme me ritme te pershpejtuara 6898c3180a532

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

August 10, 2025
1 minut lexim

Policia e Gjirokastrës ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, lidhur me krijimin e radhëve të gjata kilometrike në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.



Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër sqaron se situata është pasojë e një fluksi të shtuar të qytetarëve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me ritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyrë dhe dalë 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lloga refuzimi i gjuhes shqipe nga gjykata kushtetuese shkelje e rendit kushtetues 6898c17408616
Lajmi i mëparshëm

Lloga: Refuzimi i gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e rendit kushtetues

lorella cuccarini ylli qe magjeps publikun per dekada mbush 60 vjec 6898c66032140
Lajmi i radhës

Lorella Cuccarini, ylli që magjeps publikun për dekada mbush 60 vjeç!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë