fluks turistesh ne portin e vlores mbi 1200 pasagjere mberrijne mengjesin e se dieles 688f11d48ec10

Fluks turistësh në portin e Vlorës, mbi 1200 pasagjerë mbërrijnë mëngjesin e së dielës

August 3, 2025
1 minut lexim

Gushti ka nisur me ritme të larta në Vlorë, duke përmbushur pritshmëritë për një sezon turistik të mbushur me vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, 1236 pasagjerë kanë zbarkuar në Portin e Vlorës me dy tragetet e linjës detare që lidh qytetin me Brindisin.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi ka qenë në rritje që prej fundit të korrikut, ndërsa piku pritet të arrihet gjatë javës së dytë të gushtit.

Masat e sigurisë dhe të menaxhimit të fluksit janë përforcuar. Në port janë vënë në funksion të gjitha sportelet dhe shërbimet mbështetëse, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt zbarkimi për udhëtarët.

Operatorët turistikë dhe bizneset vendase e shohin këtë rritje si një sinjal pozitiv për ekonominë lokale. Sipas tyre, Vlorës i është shtuar dukshëm vëmendja e turistëve, falë përmirësimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, bregdetit të pasur dhe ofertës së larmishme kulturore, kulinare dhe natyrore.

Ky muaj pritet të sjellë një numër të lartë turistësh, por edhe shqiptarë që jetojnë në vendet fqinje dhe zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sara hoxha mbeshtet publikisht ish te dashuren e ledri vules 688eff1597bef
Lajmi i mëparshëm

Sara Hoxha mbështet publikisht ish të dashurën e Ledri Vulës

rashford nuk shqetesohet per regjistrimin e tij enderron ligen e kampioneve me barcelonen 688f124c5407c
Lajmi i radhës

Rashford nuk shqetësohet për regjistrimin e tij, ëndërron Ligen e Kampionëve me Barcelonën

Të fundit nga

ShkoLartë