fluks ne kufi mbi 15 mije persona nga kosova ne shqiperi gjate 24 oreve te fundit 68686626d1b16

Fluks në kufi, mbi 15 mijë persona nga Kosova në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

July 5, 2025
1 minut lexim

Temperaturat e larta kanë bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve nga Kosova të nisen drejt bregdetit të Shqipërisë për pushime verore.

Kjo është kthyer në një traditë që nga viti 2000, kur filluan të frekuentonin masivisht bregdetin.

Të gjitha sportelet në pikën kufitare të Morinit janë në funksion për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe për të shmangur pritjet e gjata në radhë. Autoritetet kanë shtuar kapacitetet në këtë pikë për të garantuar një kalim sa më të shpejtë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 15 mijë persona.

Pritet që gjatë fundjavës, konkretisht të shtunën dhe të dielën, ky numër të jetë edhe më i lartë./RTSH

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

galatasaray heq dore nga yann sommer 68686623bdbf3
Lajmi i mëparshëm

Galatasaray heq dorë nga Yann Sommer

ndryshimet klimatike po godasin ekonomine e evropes pse jo edhe kosoven 6868674f218e5
Lajmi i radhës

Ndryshimet klimatike po godasin ekonominë e Evropës – pse jo edhe Kosovën?

Të fundit nga

ShkoLartë