fluks i shtuar ne pikat kufitare pa vonesa te medha 695971649613c

Fluks i shtuar në pikat kufitare, pa vonesa të mëdha|

January 3, 2026
1 minut lexim

 

Pas festave, fluksi i bashkatdhetarëve që lënë Kosovën për t`u kthyer në vendet ku jetojnë dhe veprojnë është i madh. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të mëdha janë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Në pikën kufitare të Merdarit, pavarësisht rritjes së numrit të bashkatdhetarëve që po e lënë Kosovën, gjendja paraqitet normale.

Sipas qytetarëve, ndryshe nga vitet e kaluara, kur pritjet në këtë pikë kufitare zgjasnin me orë të tëra, këtë herë situata është dukshëm më e lehtë dhe më e organizuar.

“Kolona është gjë normale në krejt botën ka, dy orë është normale”, tha njëri nga bashkatdhetarët.

“Ka kolona mirëpo s’ka pritje”, tha tjetri qytetar, raporton RTK.

Ndërkaq një qytetar tregoi se një orë kanë pritur por që sipas tij nuk është shumë.

Nga ana tjetër, autoritetet kufitare kanë njoftuar se janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe se janë ndërmarrë masa shtesë për menaxhimin e fluksit, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Koordinimi mes shërbimeve përkatëse kanë ndikuar në rrjedhën e lirë të qarkullimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon trafiku i renduar ne aksin librazhd elbasan radha kilometrike e makinave prek edhe rrugen per ne tirane bllokohen qytetaret 6959710aa02bf
Lajmi i mëparshëm

Vijon trafiku i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë/ Bllokohen qytetarët

kapja e maduros diaspora venezueliane shperthen ne festime 695971737978a
Lajmi i radhës

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Të fundit nga

ShkoLartë