fluks i larte ne portin e durresit mbi 117 mije udhetare ne 15 dite 68a0c83618d37

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

August 16, 2025
1 minut lexim

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.



Që nga orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është i mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë nyje kryesore detare një nga pikat më të frekuentuara të qarkullimit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të muajit gusht, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur gjithsej 117 006 udhëtarë dhe 31 602 automjete, shifra që konfirmojnë intensitetin e qarkullimit dhe rolin kyç të këtij porti në lëvizjen sezonale të qytetarëve, sidomos atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe.

Për të përballuar këtë volum të lartë, Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar kapacitete të plota dhe mbetet në gatishmëri, duke punuar me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt./ATSH

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ash e seles u konfirmua se qeveria nuk ka shumicen e badinterit 68a0c69208f93
Lajmi i mëparshëm

ASH e Selës: U konfirmua se Qeveria nuk ka shumicën e Badinterit

vladimir putin thyen heshtjen pas samitit ne alaske 68a0c96208a67
Lajmi i radhës

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

Të fundit nga

ShkoLartë