fluks i larte automjetesh nga tirana drejt korces dhe vlores policia e elbasanit thirrje qytetareve zgjidhni rruge alternative per te shmangur trafikun 694beda632da9

Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës, policia e Elbasanit thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun

December 24, 2025
1 minut lexim

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë intensifikuar masat dhe janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Korçës dhe Vlorës, si edhe anasjelltas. Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, që kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur ngarkesën e lartë të trafikut dhe vonesat në lëvizje.

“Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të kthehen në burim aksidentesh ose bllokimesh të qarkullimit.

Njëkohësisht, janë forcuar masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore, përmes monitorimit të akseve rrugore me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Qytetarët ftohen të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112”, thekson policia në deklaratën zyrtare.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

miftari ndahet me llapin 694becf59bcec
Lajmi i mëparshëm

Miftari ndahet me Llapin

nissan versa vetura prej 20000 dollaresh qe eshte zyrtarisht ka vdekur ne amerike 694bedd121d77
Lajmi i radhës

Nissan Versa, vetura prej 20,000 dollarësh që është zyrtarisht ka ‘vdekur’ në Amerikë

Të fundit nga

Vrapi tregon mangësitë e tij: Më mungon goli

Vora ka fituar përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 4:1. Pas këtij dueli ka folur
ShkoLartë