flota me ndihma per gazen do te niset drejt lindjes nga greqia 68d6989428107

Flota me ndihma për Gazën do të niset drejt lindjes nga Greqia

September 26, 2025
min lexim

Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë organizatorët.

Ata i kanë shpërfillur paralajmërimet nga Izraeli se autoritetet izraelite do ta përdorin çdo mjet për t’ia ndaluar hyrjen anijeve në enklavën e shkatërruar nga lufta.

Flota Globale Sumud, e cila përbëhet nga rreth 50 anije civile, synon ta thyejë bllokadën detare të Izraelit ndaj Gazës, një përpjekje të cilën Izraeli e kundërshton fuqishëm.

Shumë juristë, parlamentarë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg, janë duke udhëtuar në këto anije.

Kalimi i flotës përmes Mesdheut ka rritur tensionet ndërkombëtare, sidomos pasi ajo njoftoi këtë javë se ishte sulmuar nga dronët.

Nuk pati të lënduar në ato sulme, por Italia dhe Spanja kanë dërguar anije luftarake për të ofruar ndihmë për shtetasit e tyre dhe ata evropianë që ndodhen në flotë.

Greqia tha se do të garantojë lundrim të sigurt të flotës në ujërat e saj, por nisja e së premtes do ta çojë atë sërish në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut lindor. Organizatorët thanë se anijet synojnë të mbërrijnë në fillim të javës së ardhshme.

Izraeli, i cili ka vendosur një bllokadë detare ndaj Gazës, tha se flota nuk do të lejohet të kalojë dhe se projekti do të ndihmonte vetëm Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Flota ka fajësuar Izraelin për një sulm me dronë. Ministria e Jashtme izraelite nuk është përgjigjur për këto akuza, por e ftoi flotën që të dorëzojë ndihmat humanitare tek Izraeli, në mënyrë që të dërgohen në Gazë, në të kundërtën do të përballet me pasoja.

“Ne nuk po dërgojmë vetëm ndihmë humanitare. Po tentojmë të dërgojmë shpresë dhe solidaritet, të dërgojmë një mesazh të fuqishëm që bota qëndron me Palestinën”, tha Thunberg teksa qëndronte në bordin e anijes që gjendej në Kretë të enjten.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 65.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e klevis lleshit spak njoftim zyrtar aurel hoxha ka paguar 50 mije euro per ekzekutimin e tij 68d69826363b7
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK njoftim zyrtar: Aurel Hoxha ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

zvicra hap dyert per te vegjlit do te trajtoje ne spitalet e vendit 20 femije te plagosur ne rripin e gazes 68d69a512ed01
Lajmi i radhës

Zvicra hap dyert për të vegjlit, do të trajtojë në spitalet e vendit 20 fëmijë të plagosur në Rripin e Gazës

Të fundit nga

ShkoLartë