Aktorja e njohur Florence Pugh tërhoqi vëmendjen në New York, teksa po promovon projektin e saj të ri “East of Eden”.
Ylli britanik u shfaq me një braletë të shkëlqyeshme, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar, duke kompletuar pamjen me një stil elegant dhe modern.
Pugh, e cila është një nga emrat më të komentuar të kinematografisë britanike, u fotografua gjatë angazhimeve promovuese për serialin e ri, duke dëshmuar edhe një herë se di të tërheqë vëmendjen me zgjedhjet e saj të modës.

Aktorja e njohur Florence Pugh
Paraqitja e saj në New York vjen në kuadër të promovimit të “East of Eden”, një adaptim i ri i romanit klasik të John Steinbeck, në të cilin Pugh luan një nga rolet kryesore.

Aktorja e njohur Florence Pugh
Burimi: botasot.info


