flirtet mes jozit dhe brikenes ne emision si reagoi mateo 6a37d15d99846

Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo?

June 21, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e djeshme, Joz Marku ishte i ftuar në “Top Arena”, ku nuk munguan as momentet që po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Në studio ndodheshin edhe Brikena Selmani dhe Mateo Borri, çifti për të cilin prej ditësh po qarkullojnë aludime se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Gjatë një bisede në emision, mes Jozit dhe Brikenës u zhvillua një shkëmbim batutash që u interpretua nga ndjekësit si një flirt i lehtë.

“Na kanë shkruajtur shumë goca që kanë dashur të të pyesin: A është Jozi single?”, iu drejtua Brikena këngëtarit.

“Single jam për momentin. Po ti?”, iu përgjigj Jozi me buzëqeshje.

“Mesa di unë, i bëj unë pyetjet”, tha Brikena duke qeshur.

“Kur është ai mysafiri pak më ndryshe, duhet edhe ti të përgjigjesh. He ti, ti?”, ia ktheu Jozi.

Ndërkohë që kjo bisedë po zhvillohej në studio, kamerat kapën edhe Mateon në sfond. Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte fakti se ai nuk reagoi dhe nuk i hodhi sytë drejt diskutimit mes dyshes, duke qëndruar i përqendruar diku tjetër.

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë jo vetëm batutat mes Jozit dhe Brikenës, por edhe qëndrimin e Mateos gjatë gjithë momentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani thote se lufta ne liban duhet te perfundoje qe marreveshja e paqes te zbatohet 6a37d09a0eedb
Lajmi i mëparshëm

Irani thotë se lufta në Liban duhet të përfundojë që marrëveshja e paqes të zbatohet

eurodeputetja lajkova te mbrohen te drejtat e bullgareve ne maqedoni 6a37d54fd79b8
Lajmi i radhës

Eurodeputetja Lajkova: Të mbrohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë