fletethirrja per 21 janarin avokati i berishes cdo pretendim i spak eshte i pavertete 6917bd3bc3fff

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

November 15, 2025
min lexim

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me çështjen e 21 janarit, duke hedhur poshtë pretendimet se Berisha ka refuzuar të paraqitet.

Në reagimin e tij, avokati thekson se Berisha nuk ka marrë asnjë fletëthirrje dhe se çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë.

Ai akuzon Prokurorin Alfred Shehu, kreun e SPAK-ut, se është “i kapur kokë e këmbë politikisht” dhe e përdor pushtetin për të krijuar gënjeshtra institucionale, ndërsa çdo gjë për të cilën flet SPAK sipas tij duhet të mbështetet në fakte reale.

Si paraqitet situata sipas SPAK:

Ndërkohë SPAK pretendon se Berisha është thirrur dy herë për t’u paraqitur për çështjen e 21 janarit, por njoftimet janë refuzuar.

Fletëthirrja e parë është dërguar më 3 nëntor në adresën e banesës së Berishës, me kërkesën për t’u paraqitur më 7 nëntor. Dokumenti është kthyer mbrapsht me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”.

Reagimi i Gjokutajt:

Një sqarim për opinionin e interesuar!

Tragji – komedia e SPAK për gjoja njoftimin e z. Sali Berisha për tu pyetur së pari në datën 03.11.2025 dhe pastaj sot më datën 14.11.2025 si çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtëra!

Zoti Prokuror SPAK-ist Alfred Shehu!

Ju e dini mjaft mirë që z. Sali Berisha paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në funksion të ekzekutimit të vendimit gjyqësor për caktimin e masës se sigurimit “detyrim për paraqitje”!

Për hir të së vërtetës dhe për ironi të fatit tënd/ tuaj z. Sali Berisha pikërisht për këtë arsye ështe paraqitur ditën e hënë date 03.11.2025 ora 10.00 tek OPGj e SPAK pikerisht në datën dhe orën që ju pretendoni që e keni thirrur për ta pyetur!

Pyetje: përse nuk e ftuat për tu pyetur atë ditë pasi ai ishte ne ambientet e SPAK?

Po për daten tjeter atë të 14.11.2025 përse nuk ja komunikuat meqë nuk ju dha ta realizonit pyetjen atë ditë?

Që je i kapur/të kapur kokë e këmbë politikisht e dinim por që Prokurori i Shtetit të gënjejë për Pushtetin është kriminale, amorale dhe sjellje e padenjë institucionale që duhet përbuzur e denoncuar me force çdo ditë!

Nderkohë z. Sali Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për tu paraqitur sipas ligjit dhe ne adresat ku kini tokitur sa here ju është dashur! 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rita ora prinderit e mi iken nga kosova per shkak te perndjekjes ndaj shqiptareve 6917aa92b3f0c
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora: Prindërit e mi ikën nga Kosova për shkak të përndjekjes ndaj shqiptarëve

berardi zbulon endrren per te luajtur te nje klub i madh 6917bd97d3a46
Lajmi i radhës

Berardi ‘zbulon’ ëndrrën për të luajtur te një klub i madh

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë