gjoleka

Flamur Gjoleka: Fushata në Dollnen duhet të zhvillohet me qetësi, sinqeritet dhe kulturë demokratike

September 29, 2025
1 minut lexim

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Dollnenit, Flamur Gjoleka, ka përcjellë urimet e tij për qytetarët dhe ka bërë thirrje për një proces të qetë dhe demokratik.

Gjoleka u bëri apel të gjithë qytetarëve dhe përkrahësve që fushata të zhvillohet me maturitet, qetësi dhe sinqeritet maksimal, duke dëshmuar respekt të ndërsjellë deri në përfundim të saj.

“Besoj fuqishëm se vetëm përmes bashkëpunimit dhe unitetit mund të ndërtojmë një Komunë Dollneni më të mirë, ku secili qytetar do të ndihet i përfaqësuar dhe i vlerësuar”, theksoi kandidati i AKI-së.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij, të cilët me përkushtim e mirëkuptim po e mbështesin në këtë rrugëtim politik.

Flamur Gjoleka garon për mandatin e parë si kryetar i Komunës së Dollnenit, me vizionin për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të barabartë për të gjithë qytetarët.

I njohur si një personalitet i angazhuar në jetën shoqërore e publike, Gjoleka ka ndërtuar besimin e qytetarëve përmes punës së tij të palodhur dhe përkushtimit ndaj komunitetit. Kandidatura e tij mbështetet në idenë e një Dollneni modern, me infrastrukturë funksionale, shërbime cilësore dhe mundësi të reja për të rinjtë.

Në programin e tij, Flamur Gjoleka thekson rëndësinë e zhvillimit të bujqësisë si shtyllë kryesore e ekonomisë lokale, përmirësimin e kushteve në arsim e shëndetësi, si dhe krijimin e hapësirave të reja publike që do ta bëjnë Dollnenin më të gjallë dhe më tërheqës për jetesë.

“Qëllimi ynë është që Dollneni të mos mbetet prapa, por të bëhet një komunë e zhvilluar dhe funksionale, ku qytetarët ndihen krenarë të jetojnë e të investojnë”, ka deklaruar Gjoleka gjatë prezantimit të tij.

Me përkrahjen e koalicionit AKI, ai synon të sjellë një qeverisje transparente dhe bashkëpunuese, duke e vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimmarrjeje.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi vlen ne zgjedhje me vizion te konsoliduar dhe kandidate me zgjidhje konkrete 68dab558be067
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi: VLEN në zgjedhje me vizion të konsoliduar dhe kandidatë me zgjidhje konkrete

sejdiu viziton laquilan ne itali pritet ngrohtesisht nga homologu italian 68dabb3125e23
Lajmi i radhës

Sejdiu viziton L’Aquilan në Itali pritet ngrohtësisht nga homologu italian

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë