flaket perpijne tre shtepi ne terpan kerkohet evakuimi i banoreve te disa fshatrave mb te largohen menjehere nga banesat 689b7be115b76

Flakët “përpijnë” tre shtëpi në Terpan, kërkohet evakuimi i banorëve të disa fshatrave, MB: Të largohen menjëherë nga banesat

August 12, 2025
1 minut lexim

Vatrat e zjarrit në fshatrat e njësisë administrative Terpan kanë rrezikuar banesat.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se bëhet fjalë për fshatrat Vokopo, Zhapokik, Rehov, Rërpan.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët ndërsa po luftohet për të shpëtuar banesat e tjera.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes thekson se në Terpan zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Kështu, u kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shgm dhe spgpm shprehin shqetesim per veprimet e pjesetareve te policise ndaj gazetareve ne demir hisar 689b72843266a
Lajmi i mëparshëm

SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar

newcastle ofron 50 milione euro per sulmuesin 689b7c586adad
Lajmi i radhës

Newcastle ofron 50 milionë euro për sulmuesin

Të fundit nga

ShkoLartë