fkf gruri ne maqedoni me cilesi te mire dhe rendiment te kenaqshem 6878239fed564

FKF: Gruri në Maqedoni me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm

July 17, 2025
1 minut lexim

Gruri këtë vit është me cilësi të mirë dhe rendimentet janë të kënaqshme, thotë Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF).

Ata apelojnë deri tek institucionet kompetente, veçanërisht te Inspektorati i Bujqësisë, në mënyrë aktive të përfshihen në mbikëqyrjen e blerjes dhe të sigurojnë procedurë korrekte dhe transparente për të gjithë bujqit.

Sipas FKF-së, përveç 12 denarëve të arritura për blerje këtë vit, është e nevojshme të vazhdojnë aktivitetet për rritjen e rendimentit, për uljen e shpenzimeve prodhuese, për vendosjen e marrëdhënieve afatgjatë dhe korrekte mes bujqve, mullistëve dhe blerësve përmes prodhimtarisë së dakorduar, për aktivizimin e blerjes intervenuese në situata të krizave, vendosjen e teknologjive të reja dhe bashkimin ekonomik të fermerëve në kooperativa dhe organitata të prodhuesve.

Përmes sistemit nënsektorial, vazhdimisht e ndjekim gjendjen me grurin, si në pjesën e prodhimtarisë, ashtu edhe në pjesën e shitjes. Kjo kulturë strategjike gjithmonë përballet me sfida gjatë blerjes dhe çmimit të lartë prodhues. Këtë vit, me ndërmjetësimin e MBPEU-së, është arritur marrëveshje me blerësit që çmimi për klasën e parë dhe të dytë të arrijë 12 denarë për një kilogram, me atë që në këtë çmim do të shtohen edhe shpenzimet për transport dhe TVSH, të cilat do t’i mbulojnë mullistët, përkatësisht gruri i cili transportohet nga rajoni pa mullinj do të ketë shpenzime transportuese shtesë të mbuluara. Besojmë se kjo është zgjidhja për këtë vit”, citojnë nga FKF.

Federata kujton se gruri është një produkt strategjik për shtetin, i përcaktuar në përputhje me Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ai mbetet kultura më e zakonshme midis drithërave, me 69,689 hektarë të mbjellë ose 44.5 përqind të sipërfaqes totale me drithëra (156,469 hektarë).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meteoriti me i madh marsian ne toke u shit per 5 3 milione dollare 68781c234cb40
Lajmi i mëparshëm

Meteoriti më i madh marsian në Tokë u shit për 5.3 milionë dollarë

blerando dhe gesko vijne me tjeter kon 68782543e7759
Lajmi i radhës

Blerando dhe Gesko vijnë me “Tjetër kon”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë