fitore simbolike per ekstremit e djathte te le pen asambleja franceze voton per here te pare pro nje propozimi nga partia e saj 6903ddc5aa45d

Fitore simbolike për ekstremit e djathtë të Le Pen, Asambleja franceze voton për herë të parë pro një propozimi nga partia e saj

October 30, 2025
1 minut lexim

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi sot për herë të parë në historinë e saj një tekst të paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen.

Edhe me një votë të vetme, ligjvënësit miratuan një rezolutë jo-detyruese që i bënte thirrje qeverisë të shfuqizonte një marrëveshje të vitit 1968 me Algjerinë që lehtësonte emigracionin algjerian në Francë.

185 deputetë nga e Djathta dhe Qendra votuan pro, përfshirë 17 deputetë nga Horizons, partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Edouard Philippe dhe 184 deputetë, kryesisht nga e Majta, votuan kundër.

Në të kaluarën edhe kreu i partisë së Macron, Gabriel Attal, ka bërë thirrje që marrëveshja të shfuqizohet, mes tensioneve në rritje midis Francës dhe Algjerisë. Attal mungonte gjatë votimit të së enjtes, dhe vetëm 30 nga 92 deputetët e Macron votuan kundër tekstit.

Vota pro ngre pyetje në lidhje me rrezikun e normalizimit të partisë së ekstremit të djathtë, thekson Politico.

Sidoqoftë, është një fitore e rëndësishme simbolike për partinë e Le Pen, e cila deri më tani ka qenë e izoluar nga deputetët e qendrës së majtë dhe të krahut të majtë për shkak të të ashtuquajturës “zonë sanitare”, një rregull i pashkruar që i pengon ata të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamjet e para satelitore uragani melisa shkaterron
Lajmi i mëparshëm

Pamjet e para satelitore/ Uragani Melisa shkatërron Xhamajkën

gjenerali gjermanpo i dergojme rusise nje sinjal te qarte mos guxoni te na sulmoni 6903e20624e2c
Lajmi i radhës

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

Të fundit nga

ShkoLartë