fitore pacolli hajrullah ceku kryetar i ardhshem i prishtines 688bfeb3a3d4b

Fitore Pacolli: Hajrullah Çeku kryetar i ardhshëm i Prishtinës

August 1, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli e ka përkrahun kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku.

Ajo ka renditur arsyet se përse ai duhet të jetë i pari i Prishtinës

Postimi i plotë:

Hajrulla Ceku, kryetari i ardhshëm i Prishtinës

📍 ku lagjet janë të pastra, të rregullta dhe me jetë komunitare. Ku mësimi është gjithëditor dhe cilësor, ku sporti zhvillohet në infrastrukturë moderne, ku ekonomia familjare është e qëndrueshme dhe ku shëndetësia ofron shërbime të avancuara, sa më afër qytetarit.
📍 ku administrata është digjitale dhe efikase, që i shërben qytetarit, jo që e lodh.
📍 ku qyteti me kulturë që lulëzon si industri kreative, me treg pune të drejtë për gratë e të rinjtë, me hapësira publike që janë të gjalla, jo të braktisura.
📍 ku transporti publik nuk vonon, me siguri në çdo hap të përditshmërisë, me fshatra që janë pjesë e zhvillimit, jo të lëna në harresë.
📍 ku ofrohet qasje të barabartë në shërbime për të gjithë, pa dallim lagjeje, fshati apo statusi.
📍 ku ka planifikim urban që ruan identitetin dhe ndërtim që ka kuptim, jo vetëm beton.
📍 institucione që dëgjojnë, jo që heshtin.

Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë, me plan, me punë dhe me Vetëvendosje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

karton i kuq i kontestuar ne minuten e 10 te ne mes te beogradit ja cfare i ndodh ish mbrojtesit te tiranes 688bfeb03fe6e
Lajmi i mëparshëm

Karton i kuq i kontestuar në minutën e 10-të në mes të Beogradit, ja çfarë i ndodh ish-mbrojtësit të Tiranës

keds tregon se ku do te kete nderprerje te rrymes te premten 688c06a85ac66
Lajmi i radhës

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Të fundit nga

ShkoLartë