fitoi bindshem malisheven kastrati tregon projektet e reja per qytetin 68ee2233d15ca

Fitoi bindshëm Malishevën, Kastrati tregon projektet e reja për qytetin

October 14, 2025
1 minut lexim

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Malishevës, duke shmangur balotazhin.

Në emisionin “Fol me Arin” , ai prezantoi prioritetet dhe planet e tij për zhvillimin e komunës gjatë mandatit të ri.

”Më tutje, prioritetet tona kryesore janë furnizimi me ujë të pijes për të gjitha qytetet dhe fshatrat e komunës së Malishevës. Pastaj, ndërtimi i një stacioni të energjisë elektrike, pasi kemi mungesë të furnizimit të mjaftueshëm me energji elektrike.

Sigurisht, do të vazhdojmë edhe me urbanizimin e Malishevës, ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme nëpër fshatra, rrugët, mirëmbajtjen, kanalizimet, trajtimin e ujërave të zeza, ndriçimin, transportin, pajisjet për shkolla, e tutje”, tha Kastrati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si po i perdor kina mineralet e rralla si arme strategjike 68ee2148426e9
Lajmi i mëparshëm

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

13 keshilla te dobishme kur jeta duket shume e veshtire 68ee2352b1e63
Lajmi i radhës

13 këshilla të dobishme kur jeta duket shumë e vështirë

Të fundit nga

ShkoLartë