fisnik mela shpall kandidaturen per kryetar te dibres dibra nuk ka me kohe per te humbur ka ardhur koha per nje vizion te ri 688d252db8be4

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

August 1, 2025
1 minut lexim

Fisnik Mela, kandidati i koalicionit VLEN, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Dibrës, duke theksuar se qyteti ka nevojë për një qasje të re dhe të ndershme ndaj qytetarëve.

“Pas një periudhe të gjatë reflektimi, analize dhe konsultimesh me partnerët e koalicionit VLEN, dhe me miratimin e Kryesisë Qendrore, është vendosur që unë, Fisnik Mela, të jem kandidati për Komunën e Dibrës,” deklaroi Mela, duke theksuar se kjo është një sfidë që e pranon me nderim të lartë.

Ai shtoi se Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe kërkon një vizion të qartë për zhvillim: “Ka ardhur koha për një vizion të ri, për një qasje të ndershme, të përgjegjshme dhe me përkushtim të vërtetë ndaj qytetarit. Unë nuk vij për premtime boshe, por për të dëshmuar se me punë të ndershme, mund të rikthejmë shpresën.”

Mela theksoi se drejtësia, sinqeriteti, meritokracia dhe përkushtimi do të jenë katër shtyllat që do të udhëheqin punën e tij dhe falënderoi liderët e koalicionit VLEN, në veçanti kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për mbështetjen.

“Dibra ndërtohet nga Dibranët – dhe bashkë, do ta bëjmë këtë,” u shpreh kandidati i VLEN, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë në një fushatë “dinjitoze, transparente dhe përbashkuese.”

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje zemer rreh per ty xhensila shfaqet perveluese nga prapaskena e klipit te ri 688d20f5b0539
Lajmi i mëparshëm

‘Një zemër rreh për ty’, Xhensila shfaqet ‘përvëluese’ nga prapaskena e klipit të ri

media italiane pas vendimit te gjykates evropiane te drejtesise qendrat ne shqiperi do te vazhdojne te funksionojne si cpr 688d3395d4d68
Lajmi i radhës

Media italiane: Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, qendrat në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si CPR

Të fundit nga

ShkoLartë