fisnik mela premtimet imagjinare smund ta zevendesojne programin real 690409b4314a7

Fisnik Mela: Premtimet imagjinare s’mund ta zëvendësojnë programin real

October 31, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka reaguar ndaj premtimeve të kundërkandidatit të tij, duke i cilësuar ato si “iluzione dhe mashtrime të hapura ndaj qytetarëve”.

Në një postim në rrjete sociale, Mela ka thënë se në javët e fundit janë dëgjuar premtime të shumta për punësime në institucione lokale dhe qendrore, shpesh për të njëjtat vende pune, duke i quajtur këto si përpjekje për të manipuluar votuesit.

“Kemi dëgjuar premtime të shpërndara me shumicë për të njëjtin vend pune që u është premtuar dhjetëra personave, e deri tek pozitat drejtuese në institucionet arsimore, çerdhe, zjarrfikës, NKP ‘Standard’ dhe administratë komunale”, shkruan Mela.

Ai theksoi se premtimet për punësime në institucione që nuk janë nën kompetencën e komunës – si ministritë, doganat apo fondet shtetërore – janë “mashtrim i pastër ndaj qytetarëve”.

“Kandidati që premton vende pune në ministri apo institucione qendrore, ose nuk e njeh ndarjen mes pushtetit lokal dhe qendror, ose përpiqet qëllimisht të mashtrojë votuesin”, theksoi ai.

Në fund, Mela u bëri thirrje qytetarëve të Dibrës të mos bien pre e politikës së premtimeve boshe:

“Dibra meriton seriozitet dhe të vërtetën, jo tregti me shpresën e njerëzve. Kjo nuk është politikë, por abuzim me shpresën e qytetarëve”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktori i njohur dhuron veshken e tij per nje te huaj eshte dicka qe nuk duhet menduar dy here 69040037eabb2
Lajmi i mëparshëm

Aktori i njohur dhuron veshkën e tij për një të huaj: Është diçka që nuk duhet menduar dy herë

maksim dimitrievski cdo dite mbeshtetja po rritet te dielen fitojne qytetaret 690410cf81ef6
Lajmi i radhës

Maksim Dimitrievski: Çdo ditë mbështetja po rritet, të dielën fitojnë qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë