fisnik mela cdo takim me qytetaret na jep force per te vazhduar rrugen e ndryshimit 68fd7234c8e61

Fisnik Mela: Çdo takim me qytetarët na jep forcë për të vazhduar rrugën e ndryshimit

October 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me qytetarë, funksionarë dhe aktivistë të koalicionit, duke theksuar përkrahjen e fortë që po merr çdo ditë e më shumë.

“Sot pata kënaqësinë të jem mes funksionarëve, këshilltarëve dhe aktivistëve të VLEN-it, të cilët dhanë përkrahjen e tyre të sinqertë për rrugën që po ndërtojmë bashkë – për Dibrën tonë”, ka shkruar Mela.

Ai shtoi se gjatë ecjes nëpër disa lagje të qytetit ka ndarë me qytetarët “energjinë e fitores që po ndjehet çdo ditë e më shumë”.

“Faleminderit nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë, për buzëqeshjet dhe për besimin që po na jepni. Çdo takim na jep forcë për të vazhduar me përulësi dhe vendosmëri në rrugën e ndryshimit”, theksoi kandidati i VLEN-it për Dibrën.

Në fund, Mela përsëriti mesazhin e tij zgjedhor:

“VLEN për Dibrën. VLEN për të ardhmen. VLEN për ndryshim!”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vashat e cairit te papermbajtshme triumf ne derbin ndaj kumanoves 68fd5f948d92a
Lajmi i mëparshëm

Vashat e Çairit të papërmbajtshme, triumf në derbin ndaj Kumanovës!

mendi qyra ndryshimi do te vazhdoje edhe pas 2 nentorit ne do te jemi per te gjithe qytetaret 68fd794f8242c
Lajmi i radhës

Mendi Qyra: Ndryshimi do të vazhdojë edhe pas 2 nëntorit! Ne do të jemi për të gjithë qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë