firmosem se na dha shenje tundja e flamurit fuga ironizon deputetet e pd per zgjedhjen e avokatit te popullit robote qe i vene ne prize dhe bejne si gjeli i ores sime te murit ku k 693d6d247267f

“Firmosëm se na dha shenjë tundja e flamurit”, Fuga ironizon deputetët e PD për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Robotë që i vënë në prizë dhe bëjnë si gjeli i orës sime të murit ku-ku-ku

December 13, 2025
min lexim

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar deputetët demokratë që fillimisht mbështetën Endrit Shabanin si kandidat për Avokatin e Popullit, dhe më pas tërhoqën firmat.

Fuga e quan histori të turpshme dhe që dëshmon degradimin moral. “Është njësoj sikur dy palë të ballafaqohen në gjyq, dhe viktima të ketë për avokat, një avokat që ja cakton dhunuesi”-thotë Fuga në reagimin e tij.

“Një histori e turpshme, simptomë e degradimit moral Në romanin tim të ri “Ndëshkimi i dytë i Evës” (Botimet Papirus), një nga personazhet, Lavdoshi, është njeri me pushtet që fuqinë e mbledh në mënyrë “demokratike”, duke manipuluar ata, “të zgjedhurit” nga populli, duke përfituar nga degradimi i tyre moral.
E them këtë lidhur me historinë e turpshme që u shfaq lakuriq para të gjithë shqiptarëve me rastin e zgjedhjes (hahahaha: zgjedhjes), të avokatit (hahaha: avokatit), të popullit (hahahaha : të popullit)
Një nga ato histori turpi sikurse kemi çdo javë që dëshmon degradim moral që ka zënë vend në detashmente burokratiko-politiko që qendrojnë si superstrukturë sunduese pa legjimitet moral mbi kokat tona, mbi jetën tonë.
Avokat i Popullit që e zgjedhin ata për të cilët populli ka nevojë për avokat!
Që këtu nis idiotizmi kushtetues, pamoralshmëria e saj. Keni parë ndonjëherë ndonjë mbrojtje serioze për popullin nga avokati (hahaha) i popullit (hahaha: i papopullit)?
Kurrë!
Por, mos kujtoni se është e rastit!
Është njësoj sikur dy palë të ballafaqohen në gjyq, dhe viktima të ketë për avokat (hahahaha: avokat) një avokat që ja cakton dhunuesi. Vetëm një gomar pret gjë prej këndej!
Ky është turpi i parë.
Ndërkohë ca deputetë të opozitës (hahahaha: të opozitës) kanë dhënë firmat e tyre për të zgjedhur avokat (hahahaha : avokat) të popullësisë dikë!
Po pse nuk ka të drejtë deputeti (hahahaha: deputeti) të heqë dorë nga firma e tij deri në çastin e votimit?
Sigurisht që ka! Vullneti i deputetit shprehet në çastin që voton ose nuk voton një ligj ose vendim. Atëhere bëhet i pakthyeshëm sipas vullnetit të tij personal, por deri atëhere e ka këtë të drejtë. Kush ja heq kupton nga logjika e ligjit aq sa kupton qeni i komshiut tim nga filozofia!
Nuk kupton asgjë nga filozofia e ligjit kushtetues!
Ja ta zëmë se kandidati (hahahaha : kandidati) atë ditë gjys ore para se të votohet, ka thyer me dhunë një bankë, ka përdhunuar një zonjë që pastron rrugët e qytetit herët në mëngjez, ose është kapur duke iku pa paguar nga ndonjë birrari), apo ka bërë sjellje të turpshme duke u masturbuar në mes të bulevardit, a nuk kanë të drejtë deputetët e populli (hahahaha: të popullit), të thonë se e tërheqim firmën?
Ky është turpi i dytë!
Po këta deputetët e opozitës që thonë se i dhamë votat se kështu na dha shenjë tundja e flamurit?
More a janë njerëz me arsyes (hahahaha: arsye) deputetët e opozitës (hahahaha: opozitës), apo janë robotë që dikush i ve në prizë dhe bëjnë si gjeli i orës sime të murit, që në çdo orë, po e kurdise, bën : ku-ku, ku-ku, ku-ku!?
Nuk e dinin ata se kandidati (hahahaha: kandidati) i ka bërë mut me fjalë nëpër televizione dhe televizora duke i quajtur si palaço, të shitur, të degraduar, vjedhës, të gjitha të zezat…, sigurisht me fjalë? Njëra nga të dyja, ose nuk e marrin seriozisht, ose i japin të drejtë, dhe thonë : Ore ne ashtu vërtetë jemi! Kalbësira politike!
Duhet të zgjedhin!
Nuk e dinin ata se kandidati ishte bërë i njohur pikërisht duke thënë fjalë në ajër nëpër televizorat tanë, dhe pikërisht duke kandiduar, po i fshinte ato fjalë, sa kohë kërkonte firmat e atyre që ishin armiqtë (hahahahaha) e tij të jetës! (Siç deklaronte më parë!)
Kaq të trashë të jenë!
Ky është turpi tretë, që opozita po na dhuron çdo ditë, gjithnjë e më të madh.
Kurse kandidati (hahahahaha) pasi i kishte premtuar popullit se kishte ardhur si Mesia, (drejt e nga doktoratura, që nuk e kemi parë të botuar sepse mund të ketë qenë një zbulim i madh, pse jo), për t’u marrë me politikë që ta shpëtonte popullin, pasi i premtoi për vite të tëra se me partinë e vet politike do ta zhdukte, do ta minonte, do ta shkulte nga rrënjët klasën e vjetër politike, pasi nuk la xhajë, dajë, a ku di unë pa fut si kandidatë për deputet, kërkoi, pranoi dhe mori votat pikërisht të kësaj klase politike që e quante më të degraduar se senatorët romakë në kohën e Kaligulas, pranoi firmat e po asaj klase politike që gati si një Rrobespjer modern do ta çonte drejt e në gijotinë, për të marrë një zyrë, një veturë, një rrogë të qelbur, dhe me kaq i futi një të fshirë gjithçkaje!
Komisarin doni juuuuuu! (hahahahaha): Po, komisari ishte lojaaaaaaaaaa – bërtet kapterr Ramiu që nga ekrani i televizionin tim.
E shoh katër herë në ditë atë film.
Më pëlqen kapterr Ramiu!
Dhe sikur të mos mjaftonte, kandidati (hahahaha) falenderon edhe të gjithë deputetët dhe forcat politike që e votuan atë për të hequr ngërçin (ahahahah ngërçin) si akt pjekurie (hahahahah) pjekurie politike e asaj klase politike që ai e kishte quajtur dhe shquajtur si mashtruese, uzurpuese, e ku di unë se çfarë tjetër me fjalë doktorature!
Ky është turpi i katërt!
Bravo!
Bravo!
Dhe tani viktima popull le të presë ndihmën e avokatit!
Unë nuk mund të mos sjell një pasazh nga Ushtari i mirë Shvejk.
Pasi një togë ushtarësh ishin ankuar, një komision erdhi të bënte verifikimet. Por, nuk bëri asgjë për ushtarët sigurisht.
Pasi iku komisioni, koloneli i detyroi ushtarët ankimtarë të parakalonin para tij, të bënin djathtas ndero duke thërritur:
Ne qelbësirat kujtuam se komisioni do të na ndihmonte, por komisioni na ndihmoi një mut!
Dhe ushtarët e shkretë parakaluan disa herë duke thërritur:
Ne qelbësirat kujtojmë se avokati i popullit do të na ndihmojë, por …”-shkruan Fuga.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alonso per situaten te reali 693d6c7380d90
Lajmi i mëparshëm

Alonso për situatën te Reali

perfundon protesta ne shkup 693d6d8b94986
Lajmi i radhës

Përfundon protesta në Shkup

Të fundit nga

Përfundon protesta në Shkup

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e cila u mbajt në qendër të Shkupit. Mijëra shqiptarë kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin,
ShkoLartë