fillon sot edicioni i 22 te i javes se bibliotekes 68e35dee2b032

Fillon sot edicioni i 22-të i `Javës së Bibliotekës`

October 6, 2025
1 minut lexim

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës, që këtë vit merr përmasa ndërkombëtare. Java e Bibliotekës për këtë vit do të nisë të hënën e 6 tetorit për të vazhduar deri më 12 tetor.

Për herë të parë, në këtë ngjarje marrin pjesë ekspertë nga bibliotekat kombëtare e mëdha të rajonit dhe Evropës, duke sjellë përvoja unike përmes prezantimeve mbi praktikat dhe zhvillimet më të reja në fushën e bibliotekarisë.

Pikat kryesore të programit: Lansimi i rrjetit bibliotekar të Kosovës (48 biblioteka të lidhura në një sistem të unifikuar), ekspozita “Trashëgimia orientale në Kosovë” me dorëshkrime dhe botime të rralla nga fondet e Bibliotekës Kombëtare, sesione shkencore mbi: digjitalizimin, ruajtjen e trashëgimisë, teknologjinë dhe identitetin kulturor, promovimin e leximit, përkthimin e letërsisë shqipe dhe qasjen ndërkombëtare, të drejtën e autorit dhe rolin e bibliotekave, diskutime mbi Inteligjencën Artificiale dhe bibliotekat, me ekspertë kombëtar, promovim i katalogut “Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, përkujtim për Martin Camajn në 100-vjetorin e lindjes, program kulturor e letrar me lexime, promovime librash dhe diskutime me shkrimtarë e përkthyes dhe shfaqje filmash nga kinematografia kosovare çdo mbrëmje në Bibliotekën Kombëtare.

Java e Bibliotekës do të shtrihet edhe në qytete si Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Suharekë, me aktivitete të posaçme për fëmijë, të rinj dhe lexues të apasionuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

everesti nen stuhine e debores 200 turiste te izoluar operacioni i shpetimit vijon ne kushte ekstreme 68e358c5515b7
Lajmi i mëparshëm

Everesti nën stuhinë e dëborës/ 200 turistë të izoluar, operacioni i shpëtimit vijon në kushte ekstreme

pse me shume zyra po i ftojne punonjesit te zbathin kepucet 68e35f126a5bf
Lajmi i radhës

​Pse më shumë zyra po i ftojnë punonjësit të zbathin këpucët

Të fundit nga

ShkoLartë