fillon pastrimi i kanalit ne recice te vogel kasami po punojme per nje mjedis me te paster 68de776cc474e

Fillon pastrimi i kanalit në Reçicë të Vogël – Kasami: Po punojmë për një mjedis më të pastër

October 2, 2025
1 minut lexim

Komuna e Tetovës ka nisur sot aksionin për pastrimin e kanalit në lagjen Reçicë e Vogël, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati edhe për një mandat, Bilall Kasami, tha se ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të pandërprera për të krijuar kushte më të mira jetese për banorët e qytetit.

“Pastrimi i kanalit në Reçicë të Vogël është një hap konkret drejt një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po zbatojmë projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe që e bëjnë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar,” u shpreh Kasami.

Aksioni parashikon pastrimin dhe sistemimin e kanalit që ka paraqitur shqetësime për banorët, veçanërisht gjatë stinës së reshjeve. Kjo ndërhyrje do të ndihmojë në parandalimin e përmbytjeve dhe përmirësimin e qarkullimit të ujërave të larta.

Komuna ka bërë të ditur se aktivitete të ngjashme do të ndërmerren edhe në zona të tjera të qytetit, si pjesë e planit për menaxhimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani takon homologun e tij finlandez me perkushtim po punojme per integrimin evropian 68de7199acacc
Lajmi i mëparshëm

Murtezani takon homologun e tij finlandez: Me përkushtim po punojmë për integrimin evropian

aliu zgjidhje brenda nates per pritjet e gjata per analiza te pacienteve onkologjike nuk ka 68de7e136df30
Lajmi i radhës

Aliu: Zgjidhje brenda natës për pritjet e gjata për analiza të pacientëve onkologjikë nuk ka

Të fundit nga

ShkoLartë