fillon numerimi mbrapsht afatet listat dhe gati 10 milione euro per zgjedhjet lokale 6894817d34d6e

Fillon numërimi mbrapsht: Afatet, listat dhe gati 10 milionë euro për zgjedhjet lokale

August 7, 2025
min lexim

Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë, do të zhvillohet më 2 nëntor. Kuvendi pritet t’i shpallë zgjedhjet më së voni deri të shtunën.

Qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash dhe këshilltarë në gjithsej 80 komuna të vendit, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, në procesin më të madh zgjedhor që organizohet në Maqedoninë e Veriut.

Këtë herë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, diaspora nuk do të ketë mundësi të votojë jashtë vendit. Shtetasit që jetojnë jashtë duhet të udhëtojnë në vend për të ushtruar të drejtën e votës.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka nisur përgatitjet prej disa muajsh. Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve do të mbahet një seancë publike për të shpallur kalendarin zgjedhor, afatet, të drejtat dhe detyrimet për partitë, mediat dhe organet zgjedhore.

21.000 punonjës të administratës publike do të përzgjidhen rastësisht deri në fund të gushtit për të shërbyer në mbi 3.500 vendvotime. Ata do të trajnohen gjatë muajit shtator dhe do të pajisen me manuale pune.

Ndërkohë, partitë më të votuara në zgjedhjet e fundit – VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe VLEN – duhet të propozojnë edhe 14.000 anëtarë të tjerë për komisionet e vendvotimeve, pasi mandati i përbërjes aktuale ka përfunduar.

Komisionet Komunale Zgjedhore do të mbesin në përbërjen aktuale, pasi mandati i tyre zgjat edhe një vit. Ato do të kenë rol kyç në verifikimin e listave të kandidatëve dhe shqyrtimin e ankesave lidhur me të drejtën e votës.

Një ndër fazat më të rëndësishme është verifikimi i Listës Zgjedhore, që nis 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat për 20 ditë. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të kërkojnë korrigjime – si online, ashtu edhe nëpërmjet zyrave rajonale. Lista përfundimtare do të publikohet pas këtij procesi.

Buxheti i parashikuar për zgjedhjet lokale është 9,76 milionë euro. Pjesa më e madhe e shpenzimeve do të shkojë për reklamim politik në media, ndërsa fondet tjera do të mbulojnë pagesat e komisionerëve, transportin dhe logjistikën e materialit zgjedhor. Një pjesë të shpenzimeve do ta mbulojnë edhe vetë komunat. KSHZ ka paralajmëruar masa për kursim dhe efikasitet aty ku është e mundur.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia ne ferizaj ndeshkon dy kompani te autobuseve per shkelje te rregullave te trafikut 68947c53a508c
Lajmi i mëparshëm

Policia në Ferizaj ndëshkon dy kompani të autobusëve për shkelje të rregullave të trafikut

sllaveski tre bankat e medha njoftojne uljen e tarifave per qytetaret dhe kompanite 68948181af57c
Lajmi i radhës

Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë

Të fundit nga

ShkoLartë