fillon ndertimi i parkut te eres ne shtip investim prej 500 milione dollaresh ne rajonin lindor 6877eb6ae0f07

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor

July 16, 2025
1 minut lexim

Ka nisur sot ndërtimi i parkut të erës mes Shtipit, Karbincit dhe Radovishit, në një sipërfaqe prej rreth 326 hektarësh, ku kompania “Alkanzar enerxhi partners” me një investim prej 500 milionë dollarësh, do të ndërtojë 55 turbina ere që do të prodhojnë energji elektrike për 100 mijë familje. Parku i ri i energjisë me erë i paralajmëruar si më i madhi në Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe qëllimeve të energjisë së rinovueshme në vend. Drejtori i kompanisë dhe investitor, Daniel Kalderon paralajmëroi ulje të çmimit të energjisë elektrike me këtë projek.

“Po hedhim themelet për këtë projekt të rëndësishëm prej mbi 500 milionë dollarë i cili do të krijojë 600 vende pune, do të krijojë energji të pastër dhe do të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit”, tha Daniel Kalderon.

Investimi u njoftua ditën e dytë pas zgjedhjes së Qeverisë, dhe Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti atë “shtytës dhe model se si duhet të ecim përpara” në sektorin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Nuk mund të kesh ekonomi të fortë pa rikthyer besimin e investitorëve. Dhe besimi rikthehet përmes disiplinës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mickoski.

Në ngjarje foli edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili theksoi rëndësinë e madhe të projektit, si për shtetin dhe qytetarët, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për konkurrueshmërinë e industrisë maqedonase në tregun evropian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takim misajllovski pirs ne londer bashkepunimi ne mbrojtje mes maqedonise se veriut dhe britanise se madhe ne nivelin me te larte 6877e822d99f1
Lajmi i mëparshëm

Takim Misajllovski – Pirs në Londër: Bashkëpunimi në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe në nivelin më të lartë

pas inspektimit auv mbyll dy strehimore per qen te financuara nga komuna e prishtines 6877ebe234cb3
Lajmi i radhës

Pas inspektimit, AUV mbyll dy strehimore për qen të financuara nga Komuna e Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë