fillon fushata per spektrin e autizmit ekspertet ndihme me ane te metodave te reja 69164d91b5547

Fillon fushata për spektrin e autizmit, ekspertët: Ndihmë me anë të metodave të reja

November 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 nëntor – Fushata “heroi në te gjitha ngjyrat” e organizuar nga fondacioni “Doctor Verica Mehanxhiski Zegin”, ka për qëllim që të informojë popullatën sidomos prindërit që kanë fëmijë me ngecje në zhvillim, në spektrin e autizmit, si të ballafaqohen me sfidat dhe si t’u ofrojnë ndonjë zgjidhje apo trajtim më adekuat me sfidat që ballafaqohen cdo ditë.

“Qëllimi i fushatës është që të fillojnë ndryshimet në shoqërinë tonë të lidhura me pranimin e fëmijëve me aftësi ndryshe, pranimi i tyre me ndryshimet që i kanë, respektimin e të drejtave të njeriut, empatinë, si dhe secili fëmijë të prezentojë potencialin e tij.” – tha Branka Xhajkovska, menaxhere e Fondacionit.

“Ideja është që të afrohemi më shumë me prindërit të fëmijëve me nevoja të vecanta, t’u sqarojmë se tashmë ekzistojnë edhe metodologji dhe teknika të reja, si dhe mundësi të reja për intervenime dhe optimizim fiziologjik për përmirësimin e të mirës së përgjithshme të këtyre fëmijëve, sepse teknikat e reja dhe teknologjia mundësojnë që ta kuptojmë autizmin si gjendje komplekse multifaktoriale, e cila mundet në shumë mënyra të qaset për optimizim më të mirë në shëndetin e fëmijëve me ngecje në zhvillim.” – u shpreh Robert Janevski, eskpert në gjenetikë.

“Prindërit të informohen më shumë por edhe të pyesin për cka kanë nevojë më tepër të dijnë për fëmijët e tyre, sepse kur shkojnë në mjek e nëpër trajtime të ndryshme kohën e kanë të kufizuar dhe këtu munden të marrin informata shtesë dhe t’i ndihmojmë.” – deklaroi Silvana Markovska, psikiatre.

Prezantimi i kësaj fushate për mbeshtetje të fëmijëve me spektër të autizmit do të vazhdojë më 19 nëntor në Veles, 24 nëntor në Tetovë, më 29 nëntor në Strumicë ndërsa më 2 dhjetor do të prezentohet në Shtip, më pastaj në Kumanovë, Manastir dhe Ohër.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kelly brook mahnit me parashute ne plazh gati per aventuren ne xhungel 69163cf222616
Lajmi i mëparshëm

Kelly Brook mahnit me parashutë në plazh – gati për aventurën në xhungël!

ngjarja e 21 janarit llabani zbulon detajet do deshmoje berisha rama topi dhe 69164f96d8529
Lajmi i radhës

Ngjarja e 21 janarit/ Llabani zbulon detajet: Do dëshmojë Berisha, Rama, Topi dhe..

Të fundit nga

ShkoLartë